E pazakontë: I gjithë Senati në Shtëpinë e Bardhë, arsyeja është Koreja Veriore

PUBLIKUAR

Zyrtarët më të lartë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, më vonë gjatë ditës në Shtëpinë e Bardhë, do t’i informojnë anëtarët e Senatit për situatën lidhur me Korenë Veriore.

Të 100 senatorët janë ftuar për tu informuar nga sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, sekretari i mbrojtjes, Jim Mattis, drejtori i inteligjencës kombëtare, Dan Coats, dhe gjenerali Joseph Dunford, kryesues i Shtatmadhorisë së Bashkuar të ushtrisë amerikane, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Administrata Trump ka shprehur shqetësim në rritje lidhur me programin atomik dhe testet raketore të Koresë Veriore dhe për kërcënimet e saj për t’i sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e Uashingtonit.

Konsiderohet se është e pazakonshme që e gjithë përbërja e Senatit të shkoj në Shtëpinë e Bardhë dhe që në këtë takim të përfshihen katër zyrtarët e lartë të administratës. /rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...