Real Madrid ka njoftuar se një nga lojtarët kryesorë të tyre, gjermani Toni Kroos, është dëmtuar.
Mesfushori, sikurse klubi madrilen shkruan, ka pubalgji. Koha e rikuperimit të tij nuk bëhet e ditur ende, por sipas mediave në Spanjë, mund të jetë pesë deri në gjashtë javë.
Kroos është një nga lojtarët kryesorë të Real Madrid dhe ky nuk është një lajm i mirë për trajnerin Carlo Ancelotti.
Edhe sezonin e shkuar te Real Madrid ka pasur probleme të shumta me dëmtimet çka ndikoi që në fund të sezonit të mbetet pa trofe.
Kroos është shumë i rëndësishëm për Realin, por do të humbasë startin e sezonit. /Gazeta Express/
Parte médico de Kroos.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 3, 2021


