E konfirmon Lukaku: Do të qëndroj, kam folur me trajnerin e ri

PUBLIKUAR

Romelu Lukaku nuk do të larghet nga Interi.

Ai madje, ende pa u bërë zyrtare, thotë se është takuar me trajnerin e ri të Interit dhe ka diskutuar për të ardhmen dhe sezonin që i pret ata, duke konfirmuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga kampioni i Serie A.

Pas triumfit në Itali, është raportuar se Interi do të heqë dorë nga disa yje, shkaku i kushteve ekonomike, por Lukaku nuk është njëri prej tyre, derisa vlen të theksohet se tashmë është larguar Antonio Conte.

Simone Inzaghi pritet të ulet në stolin e Interit, por Lukaku nuk konfirmoi emrin, por tregoi se Interi tashmë e ka gjetur trajnerin.

“Po, do të qëndrojë. Tashmë kam kontaktuar me njeriun që do të bëhet trajneri ynë. Ndoshta nuk është dashur ta them këtë ende… por ishte bisedë pozitive”, tha Lukaku. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...