E konfirmon Beckham: I duam Messin dhe Ronaldon në Inter Miami

PUBLIKUAR

Shefi i Inter Miamit, David Beckham, ka konfirmuar se synimi i tij është t’i bashkojë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në skuadrën e MLS-së.

Inter Miami është duke marrë pjesë në ligën elitare amerikane për sezonin e dytë në historinë e saj, transmeton Gazeta Express.

Pasi i afroi disa emra të mëdhenj të futbollit, si Gonzalo Higuain dhe Blais Matuidi, legjenda e futbollit anglez po kërkon të bëjë shumë më shumë për ta përforcuar klubin e vet.

“Ne tashmë kemi lojtarë si Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi, të cilët i shtojnë shkëlqesi dhe cilësi skuadrës, por ne duam ta kemi mundësinë për të shtuar emra edhe më të mëdhenj në të ardhmen”, tha Beckham.

Ai foli në veçanti për Messin e Barcelonës dhe Ronaldon e Juventusit.

“Natyrisht, ne duam të sjellim lojtarë të mëdhenj gjithmonë. Miami është ideal për të gjithë por edhe për lojtarë si ata dy (Messi dhe Ronaldo), të cilët duam t’i sjellim këtu”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...