E konfirmon agjenti, Juventusi e do Jorginhon

PUBLIKUAR

Juventusi vazhdon të insistojë për Jorginhon. Mesfushori italian shkëlqeu në “Euro 2020”.

Joao Santos, agjenti i Jorginhos, ka konfirmuar zyrtarisht interesimin e Juventusit për klientin e tij.

Por, pavarësisht dëshirës për t’u rikthyer në Itali në të kaluarën, Jorginho, sipas agjentit, është i lumtur tani në Londër.

Ai e fitoi Champions Leaguen vitin e kaluan me Thomas Tuchel dhe dëshiron të fitojë edhe më shumë me trajnerin gjerman.

Santos tha për “Calciomercato” lidhur me interesimin e Juventusit: “Mund të konfirmoj, interesimi i Juves ka arritur”.

“Natyrisht, me 29 vjet ai ende mund të bëjë shumë në klube të mëdha evropiane dhe shumë të tilla janë të interesuara”.

“Por ai ka edhe dy vite kontratë dhe gjithçka është në duar të klubit”.

Sido që të jetë, ai konfirmoi se nëse Juve apo ndonjë klub tjetër insiston fuqishëm, atëherë do të diskutojnë me Chelsean, por derisa s’ka insistim nga ana e një klubi, “Jorginho do të vazhdojë të luajë në Chelsea sezonin tjetër”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...