E kishte pasur kur ishte në kolegj, e deshi të njëjtin përsëri – “meraklia” investoi 140 mijë dollarë në një Golf GTI të vitit 1983

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...

Inxhinieri kanadez Derek Spratt ka kujtime të dashura për veturën Volkswagen GTI Rabbit të vitit 1983 që ai bleu të re kur ishte në kolegj.

Dhe kur nostalgjia “filloi të trokiste” dekada më vonë, ai gjeti një të tillë, gati identik dhe kaloi shtatë vjet duke e kthyer atë në “veturën e tij të ëndrrave”.

Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, Spratt ishte 21 vjeç kur bleu GTI-në e tij, një nga modelet e gjeneratës së mëvonshme me motorin 90 kuaj-fuqi dhe ai shpejt e mori atë në një udhëtim rrugor nga Vancouver, Kanada, në San Francisko dhe mbrapa.

Ai shiti makinën, por kurrë nuk e harroi atë, dhe ai filloi të kërkojë një tjetër në fillim të viteve 2010.

Gjetja e makinës së njëjtë ishte e vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Në vend të kësaj ai vendosi të blinte një të ngjashme me të njëjtën datë të prodhimit dhe filloi procesin e “ndërtimit të saj”.

“Doja që makina të ishte e gjithanshme dhe e përsosur me mënyrat dhe sjelljet e saj”, tha ai.

Pas rregullimit të ndryshkut të pashmangshëm, ai instaloi një motor me 220 kuaj fuqi që ai përdori njohuritë e tij inxhinierike për të dizajnuar pjesë si dritaret me rrymë dhe një numër instrumentesh dixhitale.

Dhe të dhënat tregojnë se projekti i kushtoi atij 140,000 dollarë dhe se ai u desh të punonte në të rreth 12 mijë orë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...