Një i ri është dënuar me vdekje për përdhunimin e një vajze shtatë-muajshe pasi e rrëmbeu nga shtëpia e saj.
Përdhunuesi 19-vjeçar, i quajtur nga mediat indiane si Pintu, rrëmbeu foshnjën gjatë gjumit derisa ajo ishte duke u kujdesur nga gjyshja e saj pjesërisht e verbër
Pas kidnapimit në Rajasthan, Pintu e përdhunoi vajzën në një ndërtesë shkollore, raporton Gazeta Express.
Ekipet e shpëtimit e gjetën vajzën duke qarë në një fushë dhe pas një ekzaminim mjekësor u konfirmua se se ajo ishte përdhunuar, raporton Times of India.
Pintu është i pandehuri i parë që përballet me dënimin me vdekje pas miratimit të një ligji të ri në shtetin e Rajasthan
Ligji e parasheh dënimin me vdekje për njerëzit që përdhunojnë fëmijët nën moshën 12 vjeç.
Pintu u gjet fajtor pas një gjykimi 30, raporton Hindustan Times.
Prokurori i posaçëm publik Kuldeep Jain tha për Times of India se ky rast është i pari në shtet që i akuzuari është dënuar brenda një kohe kaq të shkurtër.


