E kërkoi largimin nga Tottenhami, Kane zgjedh mes Man City, United dhe Chelsea

PUBLIKUAR

Harry Kane e ka ndarë mendjen se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën në të ardhmen, pasi e kërkoi largimin nga Tottenhami pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi i Anglisë Kane i njoftoi Tottenhamin se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere, në kërkim të trofeve ekipor që i kanë munguar me klubin londinez, raporton Gazeta Express.

Ndër klubet më të interesuara për të janë Manchester City, Manchester United dhe Chelsea.

Por sipas mediave në Angli, Kane e parapëlqen më shumë skuadrën e Pep Guardiolës sesa Unitedin apo Chelsean.

The Times raporton se Kane është adhurues i Guardiolës dhe dëshira e tij është të luajë nën urdhrat e spanjollit në City.

Për më tepër dhe duke qenë se synimi i Kane është fitimi i trofeve, City është klubi më ideal që ai t’i arrijë synimet e tij në të ardhmen.

City është në treg për një sulmues, pasi Sergio Aguero do të largohet nga Etihadi këtë verë. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...