Duket e pabesueshme, por një grua është dënuar nga gjykata irlandeze për shkaktim të dëmit kriminal ndaj një paketimi të çipsave, i cili nuk kushton më shumë se 1.5 euro. Gruas i ishte ndaluar paraprakisht hyrja në dyqan, ndërsa ajo deklaroi para gjykatës se e ka hapur paketimin, në mënyrë që sigurimi ta lejojë atë t’i paguajë çipsat.
Sidoqoftë, ajo u dënua me dy muaj burgim për shkak të dëmtimit të produktit, i cili nuk mund të shitej më. Gjykatësi tha se zonja McDonagh kishte një histori të burgimeve, përfshirë disa burgime për vjedhje dhe dëmtim kriminal. Ajo e kishte të ndaluar të hynte në atë dyqan. Kur sigurimi e vërejti dhe e detyroi të dilte jashtë, ajo e hapi pakon e çipsave, në mënyrë që t’i merrte me vete.
Përfaqësuesi ligjor is ë dënuares kërkoi lehtësim të dënimit për shkak se ajo sapo ishte martuar dhe ishte shtatzënë. Megjithatë, gjykatësi e dënoi me dy muaj burgim sepse ajo e kishte hapur qëllimisht pakon, pasi i ishte kërkuar që të dilte nga dyqani, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.


