E dini sa ditë fëmija duhet të mungojë nga shkolla kur ka grip, fruth apo diarre?

PUBLIKUAR

Fëmijën e sëmurë nuk duhet çuar në shkollë apo kopsht në ditë të caktuara

Kur sëmuret fëmija, mendimi i parë i prindërve është që patjetër duhet të bëjnë çdo gjë në mënyrë që fëmija të bëhet sa më parë më mirë dhe në mënyrë që të këndellet sa më shpejt, transmeton Telegrafi.

Kur fëmija shkon në shkollë apo në kopsht duhet keni parasysh edhe shëndetin e fëmijëve të tjerë me të cilët fëmija juaj ka kontakt. Fëmijët dëshirojnë të ndajnë çdo gjë, aq më parë viruset e gripit dhe të ftohjes.

Ajo që prindërit i mundon është që nuk dinë kur është koha që fëmijën ta kthejnë në shkollë apo në kopsht. Kjo në të shumtën e rasteve varet nga lloji i sëmundjeve të cilat fëmija i ka, por edhe nga lloji i virusit me të cilin është infektuar.

Sëmundjet siç janë temperatura, konuiktivisi, tonsilitis, morrat dhe parazitët nuk do të thotë që fëmija juaj patjetër duhet të rrijë në shtëpi.

Gjithsesi, patjetër duhet ta informoni kompetentët në shkollë apo në kopsht.

Kur fëmija vuan nga këto sëmundje, atëherë patjetër duhet të qëndrojë disa ditë:

⦁ fruthi – fëmija kthehet në shkollë apo kopsht kur dregëzat fillojnë të bien;

⦁ diarreja dhe të vjellat – 48 orë pas sulmit të fundit;

⦁ ekzema me qelb – kur lezionet thahen dhe fillojnë të bien, por edhe 48 orë pas fillimit të marrjes së antibiotikëve;

⦁ lia e ujit – 4 ditë pasi që puçrrat të tërhiqen;

⦁ shytat – 5 ditë pasi që është shfaqur ënjtja;

⦁ zhuga – pas tretmanit të parë;

⦁ fruthi i keq (skarlatina) – 24 orë pasi të keni filluar terapinë me antibiotikë;

⦁ kolla e madhe – 48 orë pas fillimit të marrjes së antibiotikëve;

⦁ gripi – derisa të këndellet në tërësi.

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...