“E di që tifozët e Real Madridit e kanë të vështirë ta pranojnë, por Messi është më i miri”

PUBLIKUAR

Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, nuk ka dyshim se Lionel Messi do të mbahet në mend si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve dhe thotë se tifozët e rivalit Real Madridit duhet ta pranojnë këtë pavarësisht se e kanë të vështirë.

Puyol e krahasoi statusin e ish-bashkëlojtari i tij në futboll me atë të Michael Jordan në basketboll, transmeton Gazeta Express.

“Nëse më pyesni mua kush është Michael Jordan, unë gjithmonë them se ai është basketbollisti më i mirë në histori”, tha Puyol.

“Të njëjtën e mendoj për Messin, ai është futbollisti më i mirë në histori”.

“Unë kuptoj se është e vështirë për një tifoz të Real Madridit ta pranojë se ai është më i miri. Por golat e tij e dëshmojnë”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...