“Për të gjithë ju që më dëgjoni mua, Aleppo është duke u përballur me gjenocidin. Kjo ndoshta mund të jetë video ime e fundit”, tha një aktiviste siriane në një video që e publikoj në Twitter, Lina el Shami flet për tragjedinë që po ndodh në mjedisin e saj.
Ajo thotë se civilët po vriten, ekzekutohen e bombardohen, ajo i drejtohet botës për ndihmë.
Ndër tjera, ajo thotë se Aleppo nuk është aspak zonë e sigurt për jetë, transmeton lajmi.net.
“Shpëto Aleppon, për të shpëtuar njerëzimin”, tha Shami.
Ajo argumenton se regjimi i presidentit sirian Assad nuk heziton të përdorë armë kimike kundër civilëve. Sipas saj, mungojnë rezervat e ushqimit, karburantit dhe ilaçe, dhe situata është duke u përkeqësuar tej mase. Ajo vuri në dukje se nën rrethim populli sirian po jeton në kushte shumë të vështira.
“Shpërthime bombash, sulme që nuk ndalën kurrë, bomba nga orët e hershme të mëngjesit, mbi ne bien si shi”, theksoi ajo.
Shami i drejtohet botës të përdorin mesazhe me qëllim që të tregojnë tragjedinë që po ndodh në Aleppo. Kur shkruani një mesazh përdor hashtag “Save Alepo” (#SaveAleppo) dhe “për të shpëtuar njerëzimin (#Savehumanity).





