E bukur dhe mistike: Shpella e Gadimes, lloji më i veçantë në Evropë

PUBLIKUAR

Shpella e Mermertë e Gadimes është ndër pasuritë më të mëdha të Kosovës, me një pamje magjepëse dhe të rrallë, jo veç në Kosovë por edhe më gjerë, pasi që është e vetmja e këtij lloji në Evropë, shkruan Gazeta Metro.


Kjo shpellë është zbuluar aksidentalisht nga një fshatar me emrin Ahmet Asllani, i cili po punonte në oborrin e shtëpisë, dhe  gjatë  thyerjes së gurëve për ndërtimin e shtëspisë kishte hasur në një gropë të vogël në të cilën ka vërejtur disa pjesë të mermerta.

Shpella e Mermertë, apo siç njihet ndryshe edhe “Shpella e Gadimës”, për shkak të vendit ku ndodhet, në fshatin Gadimes të Komunës së Lipjanit, është e gjatë 1500 metra, mirëpo për vizitorët është e lejuar 1300 metra. Brenda shpellës gjenet Kati i Mesëm që është për vizitorë, Kati Nënujor dhe Kati i Sipërm. Gjatë verës temperatura në shpellë janë konstante, 13 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë. Brenda saj gjendet edhe liqeni i gjatë 15- 25 metra, duke e bërë edhe më atraktiv këtë pikë shumë të bukur turistike të Kosovës.

Kristalet e rralla të cilat gjenden në këtë shpellë nuk hasen në shumë shpella të mermerta nëpër botë. Këto kristale janë dëshmi se se kjo shpellë mund të jetë shumë e vjetër, edhe pse nuk dihet saktë se kur është zbuluar. Kështu, kjo shpellë bëhet pika më e dëshiruar nga të huajt për turizëm, por edhe nga vendorët.

Gjithashtu ,në shpellë gjenden shumë simbole të formura nga këta kristale si: Simboli i peshkut, mjekrra e Skendërbeut, gjarpri, Romeu dhe Zhuljeta e shumë të tjera, duke u pasur me histori shumë të veçantë nga ciceroni i shpellës, Fahri Tasholli.

Në aspekt hidrologjik shpella e Gadimes është e pasur me ujëra nëntokësore. Në të njejtin horizont paraqiten të gjitha llojet e ujërave të shpellave: ujërat e kondensuar, pikues, rrjedhës dhe qëndrues duke e shndërruar shpellën e Gadimes në objekt të veçante në aspekt hidrologjik. /gazetametro.net

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...