E bujshme: NASA zbulon një trup të ri qiellor në sistemin diellor

PUBLIKUAR

Shkencëtarët e Agjencisë Amerikane për Hulumtime në Hapësirë (NASA) kanë njoftuar për zbulimin e një trupi të ri qiellor, që lëviz mes yjeve të sistemit diellor, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Sipas NASA-s meteori i ri apo kometa e re është zbuluar përmes teleskopit Pan-STARRS1 në bazën në Hawaii dhe se bëhet fjalë për një trup me diametër prej 400 metra, që lëviz me shpejtësi mes yjeve.

Shkencëtarët e kanë quajtur “A/2017 U1”, ndërsa besojnë se i njëjti ka ardhur nga jashtë sistemit diellor.

Zyrtari i NASA-s, Paul Chodas, tha se bëhet fjalë për një zbulim për të cilin është pritur me vite.

“Kanë ekzistuar teori të ndryshme për trupa qiellor të cilët në sistemin diellor kanë ardhur nga jashtë tij, duke vazhduar të lëvizin mes yjeve. Megjithatë, një zbulim i tillë është bërë së fundmi”, tha Chodas.

Ai shtoi se shkencëtarët do të vazhdojnë me hulumtimet e tyre në mënyrë që të zbulojnë detaje të reja për trupat qiellorë të mistershëm.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...