E ardhmja e Dembeles e pasigurt, pasi ngecin sërish bisedimet mes tij e Barcelonës

PUBLIKUAR

E ardhmja e Ousmane Dembeles në Barcelonë po duket seç herë e më e pasigurt, pasi bisedimet për vazhdimin e kontratës së tij kanë ngecur sërish.

Kanë ngecur sërish bisedimet mes Ousmane Dembeles dhe Barcelonës për vazhdimin e kontratës së anësorit francez, transmeton Gazeta Express.

Gazeta katalonase Sport raporton se nuk është shënuar asnjë përparim në bisedimet e deritanishme për vazhdimin e kontratës së Dembeles.

Përfaqësuesi i Francës ka marrëveshje me Barçën vetëm deri në vitin 2022.

Dembele, i cili shumicën e kohës në Camp Nou ka vuajtur nga lëndimet duke mos arritur t’i përmbushë pritshmëritë, mund të larohet falas verën e ardhshme.

Prandaj, Barça mund të kërkojë ta shesë atë këtë verë, në mënyrë që të mos e humbasë pa asnjë qindarkë./Gazeta Express/

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...