Dyzet vjet ka lyer fytyrën me krem për rrezitje, por jo edhe qafën: Shikoni ndikimin e diellit prej më shumë se dy deceniesh

PUBLIKUAR

Dëmtimi nga dielli mund të shihet në një fotografi mbresëlënës

Më shumë se 29 vjet kjo grua ka përdorur krem për rrezitje, por vetëm në fytyrë, jo në qafën e saj.

Dermatologu i cili e ka publikuar këtë fotografi në Twiter, në të cilën shihet qartë fytyra e një plake dhe si duket lëkura në vendet ku ka përdorur produktin për rrezitje.

Shihet qartë që lëkura e rrudhur në fytyrë është më pak e dëmtuar dhe e zhubravitur se në qafë, transmeton Telegrafi.

Ju mund të shihni qartë lëkurën më pak të rrudhur në fytyrë sesa një qafë, e cila është e të dëmtuar dhe e rrudhur.

Drita ultraviolete, formë e padukshme e rrezatimit të diellit apo burimet artificiale siç është solariumi, mund të dëmtojnë qelizat e lëkurës dhe të shkaktojnë ndryshim të pariparueshëm të ngjyrës së lëkurës dhe shfaqjen e rrudhave.

Ekspozimi UV është gjithashtu shkaku më i zakonshëm i kancerit të lëkurës dhe çdokush mund ta fitojë atë.

 

Për të shmangur dëmtimin e diellit, të gjithë – përveç foshnjave nën gjashtë muajsh – duhet të aplikojnë krem kundër diellit me SPF 15 ose më të lartë në të gjitha pjesët e ekspozuara të trupit përpara se të dalin jashtë nëse indeksi UV është tre ose më i lartë tre. Sa më i lartë të jetë faktori i kremit që aplikohet, aq më e mirë është mbrojtja nga rrezet UV.

Rrezatimi UV është i pranishëm edhe gjatë dimrit dhe kur është me re, vetëm në sasi më të vogla, kështu që njerëzit duhet të mbajnë mbrojtje gjatë gjithë vitit, edhe kur është me re.

Kalimi i kohës nën hije, mbajtja e syzeve të diellit, kapela dhe zgjedhja e veshjeve që mbulojnë lëkurën, gjithashtu ndihmojnë në mbrojtjen nga rrezet UV. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...