Dyshimet për helmim nga uji, në 24 orët e fundit 108 qytetarë në Han të Elezit kanë kërkuar ndihmë mjekësore

PUBLIKUAR

Qindra qytetarë të komunës së Hanit të Elezit që nga e diela kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e kësaj komune si pasojë e një helmimi, e që dyshohet të ketë ardhur nga uji i pijes.

Nga dje në orët e hershme të mëngjesit e deri sot në orën 08:00, ndihmë mjekësore në QKMF-në e Hanit të Elezit kanë kërkuar 108 qytetarë.

Ajo ka shtuar se pavarësisht numrit të lartë të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore situata është e qetë.

“Nga dje në orën 08:00 e deri sot në po të njëjtën orë, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 108 qytetarë. Situata është e qetë, të gjithë qytetarët kanë marrë trajtimin mjekësor dhe për momentin nuk kemi asnjë të shtrirë në QKMF”, ka thënë Kuka.

Kuka ka shtuar se numri total i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga dita e diele e deri sot në orët e para të mëngjesit ka arritur në 190.

Drejtoresha e Shëndetësisë ka thënë se dyshimet janë që helmimi ka ndodhur nga uji i pijes, mirëpo janë në pritje të rezultateve të analizave bakterore.

“Nga analiza fiziko-kimike që janë kryer përveç turbullirës në dy raste rezultojnë brenda parametrave normalë. Tash jemi në pritje të analizave bakterore dhe shpresoj që shumë shpejt do ta kuptojmë se a është si rezultat i ujit apo ka diçka tjetër, sepse dhe ne jemi të shqetësuar”, ka thënë Kuka.

Personat që janë paraqitur për ndihmë mjekësore kanë simptomat e njëjta: barkqitje, vjellje, e temperaturë.

IKSHPK-ja ka rekomanduar që uji që përdoret për pije dhe ushqim të vlohet para përdorimit dhe të mos ndërpritet furnizimi për shkak që mund të përdoret për nevoja të tjera teknike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...