Policia Kosovës njofton se dje në Lipjan një rojtar ka vjedhur 1200 litra derivate.
Po ashtu Policia Kosovës ka bër të ditur se një tjetër rast ka nodhur edhe në ora 18:20 ku ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pesë punëtorë meshkuj K-Shqiptarë në vendin e punës, kanë keqpërdorur pozitën e tyre dhe kanë arritur të vjedhin derivate me vlerë të konsiderueshme.
Dy njoftimet e plota nga Policia Kosovës:
VJEDHJE E RËNDË
Lipjan 02.04.2019 – 07:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke punuar roje, nga makineritë e punës ka vjedhur 1200 litra derivate.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
KEQPËRDORIM I BESIMIT
Lipjan 02.04.2019 – 18:20. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pesë punëtorë meshkuj K-Shqiptarë në vendin e punës, kanë keqpërdorur pozitën e tyre dhe kanë arritur të vjedhin derivate me vlerë të konsiderueshme.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.


