Dy viktima nga sulmi me armë brenda një shkolle (Live-Video)

PUBLIKUAR

Autoritetet në shtetin e Indianapolis kanë thënë se dy viktima janë shënuar nga të shtënat me armë në një shkollë të mesme.

Viktimat fjalë janë duke u dërguar në spital dhe i dyshuari i vetëm i këtij sulmi është në paraburgim, raporton Fox News, transmeton Indeksonline.

Bryant Orem, një zëdhënës i zyrës së Sheriff të Qarkut Hamilton, thotë në një njoftim për shtyp se viktimat në sulmin e së premtes në Noblesville West Middle School po dërgohen në Spitalin Metodist në Indianapolis.

Ai thotë se asnjë informacion tjetër nuk është i disponueshëm për viktimat.

Orem thotë se i dyshuari besohet se ka vepruar vetëm dhe është marrë në paraburgim.

Asnjë informacion shtesë për të dyshuarin nuk është bërë publike. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...