Dy ushqimet që jua ulin kolesterolin

PUBLIKUAR

Kolesteroli është substancë yndyrore në trup, e cila është vitale për funksionin normal trupor.

Ka dy lloje të kolesterolit – LDL (njohur si kolesteroli i keq) dhe HDL (njohur si kolesteroli i mirë), transmeton Telegrafi.

Sasitë e mëdha të kolesterolit të keq mund ta rrisin rrezikun e problemeve serioze shëndetësore, siç është ngushtimi i artereve, sulmi i zemrës, sulmi në tru, etj.

Megjithatë, nivelet e kolesterolit mund të ulen duke i bërë disa ndryshime të thjeshta në ushqim.

Produktet arrore

Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të hani produkte arrore, sepse hulumtimet tregojnë se ato e zvogëlojnë kolesterolin, e posaçërisht arrat, kikirikët dhe bajamet.

Këto përmbajnë vitaminë E, e cila ka ndikim në kolesterol.

Soja

Nuk është ushqimi i preferuar i secilit, por soja është dëshmuar se e zvogëlon kolesterolin – 25g proteinë soje në ditë mund ta zvogëlojë kolesterolin për 5%, sipas ekspertëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...