DY TËRMETE TË FUQISHME GODASIN KOSOVËN, JA DETAJET (FOTO)

PUBLIKUAR

Kosova është goditur nga dy tërmete mesnatën e të mërkurës.

 Sipas informacioneve që ka Telegrafi nga instituti seizmologjik ndërkombëtar, tërmeti i parë dhe më i fuqishmi vendin tonë e goditi në ora 2:30 pas mesnate.

Epiqendra e këtij tërmeti mësohet të ketë qenë në fshatin Sudenicë, tetë kilometra larg Istogut.

Pikërisht në pjesën perëndimore të Kosovës është ndier më shumë ky tërmet ku në rrjete sociale vërehet edhe një panikë e vogël nga qytetarë të kësaj ane që e kanë përjetuar këtë tërmet. Tërmeti është ndjerë në Gjakovë, Skënderaj, Pejë, Mitrovicë dhe mbarë rrafshin e Dukagjinit si dhe pjesë tjera të vendit.

Tjetri tërmet vendin tonë e goditi vetëm pak minuta (2:47) më pas, por i një magnitude prej 2.6 shkallë të rihterit.

Ende nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz, teksa priten edhe vlerësimet e para nga instituti seizmologjik i Kosovës mëngjesin e të mërkurës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjilan: Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta gjatë punimeve në rrugë

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera...

Ngjarje e rëndë në Istog: Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë

Një rast tejet i rëndë ka ndodhur më 25 gusht të këtij viti rreth...

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...