Dy tërmete dridhin Malin e Zi brenda 10 minutave

PUBLIKUAR

Një tërmet prej 5.2 shkallë të Rihterit ka dridhur sot Malin e Zi rreth orës 11:46 minuta, shkruajnë mediat malazeze.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Plavës në malin Visitor, në një thellësi prej pesë kilometra, transmeton Telegrafi.

Pas dridhjes së parë, dhjetë minuta më vonë pjesa lindore e Malit të Zi është prekur nga tërmeti i dytë prej 3.2 shkallë të Rihterit. Ndërkaq, tërmeti prej 5 ballë të Rihterit konsiderohet si tërmet i fuqishëm.

Ky tërmet ka shkaktuar panik në Plavë dhe Guci në Adrijevic, Berane, Podgoricë dhe në qytetet e tjera.

Zyrtari për mbrojte dhe shpëtim në Plavë, Mirza Medunjanin ka deklaruar se tërmeti ka dridhur shumë qytetin, por deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë të saktë lidhur me dëmet e shkaktuara

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...