Dy të vdekur pas sulmit me bombë në konsulatën gjermane në Afganistan

PUBLIKUAR

Një sulmues vetëvrasës me bombë është futur me kamion në konsultën gjermane në Afganistan në qytetin Mazar-e-Sharif, duke vrarë të paktën dy persona, shkruan BBC.

Sipas disa raportimeve është dëgjuar një shpërthim i madh, pasuar nga disa të shtëna.

Më shume se 80 persona janë lënduar pas sulmit në fjalë, transmeton Klan Kosova.

Përgjegjësinë mbi sulmin e kanë marrë talebanët, duke thënë që kjo është një kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore në fillim të këtij muaji në Kunduz, ku mbetën të vdekur edhe persona civil.

NATO është duke hetuar mbi këto sulme ajrore të lansuar pasi që trupat afgane kërkuan ndihmë ajrore ngaqë ishin të rrethuara nga talebanët. Gjatë operacionit mbetën të vdekur 30 civilë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...