Dy persona të vdekur një i lënduar rëndë, në aksidentin në rrugën Prishtinë – Ferizaj

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë – Ferizaj. Nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një është e lënduar rëndë. Policia ka dhënë detaje për Gazetën Express rreth këtij rasti.

“Rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Prishtinë –Ferizaj, respektivisht në fshatin Lugagji, komuna e Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një është e lënduar rëndë”, thonë nga Policia.

Në aksident kanë qenë të përfshira një autobus dhe tri vetura.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe ka nisur një hetim të detajuar lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri tek ky aksident tragjik. /GAZETAEXPRESS/

 

SHIKO MË SHUMË

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...

Policia gjen një sasi të mariuanës në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë...

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...