Dy motrat e suksesshme ‘luftojnë’ në Top Listë (Video)

PUBLIKUAR

“Sa t’kom dasht”, kënga e cila ka kaluar shifrën prej pesë milionë shikimesh vetëm në tri javë, ka mundur të kryesojë listën e hiteve muzikore të “The Top List” për këtë javë, duke u ngjitur me një pozitë.

Nora Istrefi ka goditur në shenjë me rikthimin e saj në muzikë duke publikuar këtë projekt muzikor, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm për publikun shqiptar.

Duket se një “luftë” e heshtur ka nisur mes motrave Istrefi, pasi për këtë javë, Era është pozicionuar në vendin e dytë, me “Bonbon”, transmeton TCH.

Ndërkohë, Alban Ramosaj, i cili mbajti fronin për katër javë, këtë javë ka zbritur me dy pozicione duke u renditur në vendin e tretë.

Vetëm dy projekte muzikore kanë mundur të jenë pjesë e klasifikimit të hiteve muzikore për këtë javë dhe bëhet fjalë për Dhurata Dora, “Numrin e ri” dhe Capital T, “Hitman”, duke bërë kështu që t’i largohen kësaj liste Getinjo ft. BabyG, “Monster” dhe Soni Malaj ft. Skivi,  “Me Mua”.

Klasifikimi i javës së 17-të të “The Top List”, Top Awards:

 

  • Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
  • Era Istrefi – Bonbon
  • Alban Ramosaj – A me do
  • Alban Skenderaj – Une dhe Ti
  • Ledri Vula – SRMN
  • NrgBand – Ajo m’kalli
  • Dhurata Dora – Numrin e ri
  • Kida ft. Ermal Fejzullahu – Mi Amore
  • Capital T – Hitman
  • Mc Kresha ft. Gjurmet – Era
  • 2TON – Ta fali jeten
  • Mozzik – Dhezu
  • 2po2 ft. Flori – Gone Girl
  • Majk ft. Ghetto Geasy – Sjena Mo
  • Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
  • Samanta – Asnjo si un
  • Edona Vatoci – Hala
  • Elvana Gjata ft. Burno – Love me
  • Troja – A e man men
  • Noizy – Number One

 

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...