Dy gola të shënuara dhe një penallti e humbur: City – Liverpool, mbyllet pjesa e parë

PUBLIKUAR

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Manchester Cityt dhe Liverpooli në takimin që po luhet në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.

The Reds filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar që nga minuta e parë, dhe për këtë mund u shpërblyen.

Kyle Walker shkaktoi penallti, derisa në gol për Liverpoolin e konvertoi Mohamed Salah në minutën e 13-të.

Por, skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp, nuk arriti të mbante epërsinë e krijuar në Etihad Stadium.

Manchester City arriti t’i barazonte shifrat në 1-1 me një gol fantastik nga ana e Gabriel Jesus në minutën e 31-të, me një asistim të Kevin de Bruynes.

Mirëpo, mesfushori belg kishte shansin që të përmbyste rezultatin në favor të skuadrës së tij, por që gaboi nga penalltia në minutën e 41-të, duke dërguar topin jashtë kornizës së portës.

Pjesa e dytë me gjasë do të sjell më shumë gola, duke parë dëshirën e të dy skuadrave për të fituar tri pikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...