Dy fëmijë dhe një 46-vjeçar janë viktimat në aksidentin e tmerrshëm te Zajasi

PUBLIKUAR

Tre persona e humbën jetën në aksidentin e rëndë që mbrëmë në orën 19:10 minuta ndodhi në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë në afërsi të Zajasit, më saktësisht te fshati Bukojçan.

“Nga lëndimet e marra, në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën Halit A. (16), Admir V. (19) dhe Zufer Z.(46) të gjithë nga fshati Kolari, Kërçovë. Vdekja e tyre është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së shpejtë. Në aksidentin janë lënduar Xh.J.(50) nga fshati Bukojçan dhe A.M.(25) nga fshati Zajas”, njoftoi zëdhënësi i SPB-së Ohër, Stefan Dimoski.

Aksidenti, siç sqaroi, ka ndodhur  kur automjeti i markës “Ford Eskort” me targa të Kërçovës, i vozitur nga Zufer Z. tani i ndjerë,  i cili ka qarkulluar nëpërmjet rrugës magjistrale në drejtim nga Gostivari drejt Kërçovës, drejtpërdrejt është përplasur në rimorkion e traktorit, në të cilën janë bartur dru për zjarr. Në automjetin “Ford Eskort”, bashkëudhëtarë ishin Halit A. dhe Admir V. tani të vdekur.

Nga fuqia e goditjes, traktori i vozitur tani nga i lënduari Xh.J. është shkëputur nga rimorkio ngjitëse dhe ka dalë jashtë rrugës në anën e djathtë. Në traktor si bashkëudhëtar ka qenë edhe tani i lënduari A.M.

Në vendin e aksidentit, është kryer kontroll në prani të prokurorit publik dhe ekipeve policore nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Kërçovë. Pas urdhërit të prokurorit publik, trupit të të ndjerit Zufer.Z sot do t’i bëhet autopsi. Të dy automjetet janë dorëzuar për kontroll shtesë teknik./MIA/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...