Dy familje ngujohen në Bjeshkët e Rugovës, policia i evakuon

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në bashkëpunim me disa qytetarë, kanë evakuuar dy familje të ngujuara në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkët e Rugovës, të cilat janë bllokuar nga bora, raporton Express

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, policia ka arritur pas disa orëve në fshatin Shtupeq i Vogël.

“Më datën 12.12.2021, rreth orës 15:00, Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit Vitomiricë/Radavc, DRPK Perëndimi në Gjakovë, kanë pranuar informacionin  nga një qytetar se dy familje kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës. Patrulla kufitare , menjëherë  është nisur për në lokacionin në fjalë, por për shkak të kushteve shumë të vështira dhe rrugës së bllokuar nga bora, pas disa orëve kanë arritur  në fshatin Shtupeq i Vogël për t’ju dhënë ndihmë atyre”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se në mesin e personave të ngujuar ishin edhe dy fëmijë.

“Në mbështetje të patrullës policore kanë shkuar edhe tre  qytetarë  vullnetarë të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin. Zyrtarët policorë nga kufiri kanë arritur t’i takojnë  dhe t’u ndihmojnë qytetarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në borë , ku në mesin e tyre ishin edhe dy fëmijë. Nga Policia  është bërë shoqërimi i tyre deri në qytetin e  Pejës. Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare ”Perendimi” – Gjakovë,  është e përkushtuar që t’u dalë në “, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...