Dy bomba të Luftës së Dytë Botërore në Slloveni – njëra është çaktivizuar, tjetra pritet të çaktivizohet të dielën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Një njësi speciale e policisë sllovene ka çaktivizuar një bombë të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore që u zbulua javën e kaluar në një kantier ndërtimi në Maribor.

Bomba u zhvendos në një gropë të thellë tetë metra dhe u sigurua në rast se nuk mund të çaktivizohej, që të shkatërrohej në mënyrë të kontrolluar.

Zëdhënësi i policisë Miran Shadl tha se për fat të mirë nuk ishte e nevojshme pasi ekspertët çaktivizuan me sukses të dy ndezësit e bombës prej 250 kg, me rreth 120 kilogramë eksploziv pak para orës 02:00 sipas kohës lokale, dhe me këtë rast rreth 200 banorë u evakuuan.

Të dielën, një bombë tjetër e gjetur afër stacionit kryesor të autobusëve në qytetin e dytë më të madh në Slloveni, do të çaktivizohet në të njëjtën mënyrë, dhe do të jetë e nevojshme të evakuohen rreth dy mijë njerëz.

Bomba i takon po ashtu periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe ajo peshon rreth 500 kg.

Ky nuk është rasti i parë i gjetjes së bombave të pashpërthyera në Maribor, ku sipas mediave, kanë rënë 17,000 bomba të forcave aleate në vitet 1944 dhe 1945, pasi qyteti kishte rëndësi strategjike për gjermanët para përfundimit të luftës dhe se ishte një qendër e rëndësishme e transportit.

Kjo është arsyeja pse vlerësohet se ka ende shumë bomba të pashpërthyera nën tokë, pasi vlerësohet se rreth 1.5 për qind të atyre nuk shpërthyen gjatë bombardimeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...