Dy asiste brenda dy minutave, kjo është nota e Xherdan Shaqirit

PUBLIKUAR

Liverpooli mposhti 1:4 Aston Villën dhe siguroi kështu plasmanin në 1/16 e finales së FA Cup. Ndonëse hasi në vështirësi në pjesën e parë, Liverpooli u “zhbllokua” në të dytën.

Pas një mungese të gjatë, Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë për Liverpoolin në minutën e 61-të, për të bërë menjëherë dy asistime, shkruan Gazeta Express

Fillimisht në minutën e 63-të asistoi për Manen, kurse pas dy minutave asistoi edhe për Salahun.

Për gjysmë ore sa luajti, Shaqiri nga “Whoscored” u vlerësua me notën 7.65. Lojtari i ndeshjes ishte Mane me notë 9.08. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...