Dy arsye të forta pse nuk duhet ta mbash telefonin poshtë jastëkut gjatë natës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Pavarësisht studimeve dhe rezultateve të tyre për efektet që mund të ketë pas një kohe të gjatë mbajtja e telefonit afër kokës, mjekët këshillojnë t’i parandalosh rreziqet.

Pjesa më e madhe e njerëzve janë mësuar tashmë ta mbajnë në shtrat ose poshtë jastëkut telefonin mobil. Kjo jo vetëm si një mënyrë për ta pasur më pranë gjatë përdorimit, por edhe për t’u zgjuar në mëngjes me zilen e alarmit. Megjithatë, mjekët këshillojnë vazhdimisht se mbajtja e telefonit poshtë jastëkut është e rrezikshme për shëndetin. Dhe dy janë arsyet e forta.

Së pari, mbajtja e telefonit poshtë jastëkut ose në cep të krevatit rrezikon të të mbajë zgjuar për një kohë të gjatë. Telefonat celularë lëshojnë një dritë të kaltër, e cila nëpërmjet neuroneve sinjalizon trurin se është koha për t’u zgjuar. Ndaj, këshillohet që të paktën dy orë para gjumit, nuk duhet ta mbash afër celelarin e ndezur ose duhet ta kesh off dritën e tij.

Arsyeja tjetër dhe më e rëndësishmja është një provë shkencore, e cila ka treguar se telefonat celularë shkaktojnë kancer, për shkak të rrezeve që shpërndajnë, të cilat janë konsederuar si kancerogjene nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC, Agency for Research on Cancer). Për këtë arsye, shumë ekspertë të shëndetësisë rekomandojnë mbajtjen e telefonit sa më larg kokës.

Po ashtu, ata këshillojnë edhe që zakonisht të mbash kufje në vesh, në mënyrë që veshi të mos jetë i lidhur drejtpërdrejt me telefonin.

Kështu, sa më larg kokës telefonin gjatë natës. Largoje nga jastëku, shkruan revista class. Pavarësisht studimeve dhe rezultateve të tyre për efektet që mund të ketë pas një kohe të gjatë mbajtja e telefonit afër kokës, mjekët këshillojnë t’i parandalosh rreziqet.

Nëse nuk ke asnjë vend tjetër për ta mbajtur telefonin gjatë natës, një komodinë pranë apo një raft, lëre në dysheme, pranë shtratit, me volum të lartë, në mënyrë që ta dëgjosh zilen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...