Dy aktorë kosovarë në “Djecaci iz ulice Marksa i Engelsa”

PUBLIKUAR

20140713151018424600

“Fondet e shteteve tona, nuk janë të mjaftueshme për realizimin e filmave, kështu që kooproduksionet janë zgjedhja më e mirë, edhe për sa i përket distribucionit po dhe suksesit të filmit në përgjithësi”, u shpreh më tej Fatmir Spahiu

Kishin filluar dy vite më parë në Podgoricë xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë “Djecaci iz ulice Marksa i Engelsa”, projekt ky i regjisorit të njohur malazez Nikolu Vukcevica.

Ky prodhim filmik brenda ekipit të tij në kastën e aktorëve kishte dhe dy artist kosovar, aktorin e njohur Fatmir Spahiun dhe Qëndrim Kqikun.

Këta të fundit tregojnë në lidhje me përvojën që patën në filmin e Vukcevicit si dhe rëndësinë e të depërtuarit jashtë kufijve. “Unë kam pasur bashkëpunime dhe takime të ndryshme me stafin realizues të filmit. Ata brenda projektit të tyre kanë pasur një rol të cilin e kanë konsideruar që është për mua. Në këtë film unë luaj rolin e menaxherit muzikor Sheki”, tha aktori Spahiu, sipas të cilit bashkëpunimet rajonale në art janë tejet të rëndësishme dhe janë zgjedhja e vetme për promovimin e artistëve kosovar.

“Fondet e shteteve tona, nuk janë të mjaftueshme për realizimin e filmave, kështu që kooproduksionet janë zgjedhja më e mirë, edhe për sa i përket distribucionit po dhe suksesit të filmit në përgjithësi”, u shpreh më tej Fatmir Spahiu. / KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...