Duriqi: Për rastin në Ferizaj nuk është vetëm faji i reperëve, dështuan prokuroria e policia

PUBLIKUAR

Gazetari Visar Duriqi ka thënë se për rastin e vrasjes së 30 vjecarit Gazmend Hyseni në Ferizaj nuk janë fajtor vetëm grupet e repit.

Në fundjavën e kaluar ndodhi një vrasje ku i dyshuar është vëllai i reperit të njohur me emrin Buta. Duriqi dha detaje nga ngjarja që kishte nisur si shkak i djegies së një veture luksoze që i takonte Butes.

“Të shtunën gjatë gjithë ditës kemi nxjerrë detaje, por edhe jemi kujdesur për të gjetur zanafillën e kësaj. Ajo nis nga data 27 mars e këtij viti. Pak para kësaj kohe, këngëtari i njohur me emrin Buta blen një veturë luksoze dhe thotë pse po thuni nuk ka punë në pandemi dhe fillon të mburret me të. Vëllai i të dyshuarit për vrasje. Më 27 mars ndodh ajo që kjo veturë digjet dhe realisht prej atëherë policia ka dyshuar që viktima e ka djegur. Prej atëherë janë duke e ndjekur këtë pistë. Edhe grupet me gjasë e kanë ditur se kush e ka bërë”, tregon ai në emisionin Pressing në T7

Duriqi më vonë hodhi gishtin nga organet e sigurisë, duke thënë se ata nuk kanë reaguar me kohë për të ndalur një vrasje.

“Për rastin në Ferizaj nuk është vetëm faji i reperëve, dështuan prokuroria e policia. Është ditur botërisht se kush e ka djegur veturën. Është dashur reagim”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...