Vlora Dumoshi , shefe e kabinetit të kryeministrit në detyrë Isa Mustafa, e ka dënuar gjuajtjen me vezë ndaj ambasadores Vlora Çitaku në SHBA. Dumoshi ka thënë se ky është sulm ndaj të gjitha grave në jetën publike dhe politike.
Ky është postimi i plotë i Dumoshit:
“Sulmi ndaj Ambasadores Çitaku është i papranueshëm dhe formë e ulët e imponimit të qëndrimeve politike. Ky është sulm ndaj të gjitha grave në jetën publike dhe politike!”, ka shkruar ajo.
/Express


