Dukje mahnitëse dhe teknologji e lartë në Mazda 3 të ri, që prezantohet në fund të vitit (Foto)

PUBLIKUAR

Sa i përket teknologjisë, thuhet se do të jetë si “central elektrik”

Mazda do t’i befasojë entuziastët dhe të mposhtë konkurrencën, me dukjen mahnitëse që do ta ketë modeli i ri, të cilin e prezanton në Los Angeles Auto Show gjatë muajit nëntor, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave që merren me automobilizëm, gjenerata e katërt e kësaj veture do të përmbajë disa prej modifikimeve më të reja, që i ka krijuar Mazda.

Pos këtyre, Mazda 3 që lansohet më 2019, do të ketë teknologji shumë të lartë, si pjesë kryesore e së cilës është SkyActiv-X, që merret me sistemin e punës së motorit.

Kandelat e makinës do të jenë shumë më funksionale, duke mundësuar kalimin prej benzinës në naftë me lehtësi shumë më të madhe.

Në anën tjetër, zyrtarë nga ky prodhues japonez, kanë thënë se do të ketë pamje mahnitëse, që do ta trashëgojë nga Kai Concept.

Enterieri do të ketë po ashtu dukje të bukur, që thuhet të jetë kombinuar prej brendësive më të mira nga makinat Mazda.

Nuk janë treguar detajet, por thuhet të jetë shumë i ngjashëm me Mazda 6 dhe Mazda 9. Të gjitha këto, janë bërë që të mposhtet konkurrenca, e veçanërisht rivali kryesor që konsiderohet të jetë një Volkswagen Golf. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...