Duhet t’ia tregoni të gjitha: Këtë nuk bën t’ia fshihni mjekut

PUBLIKUAR

Kur të shkoni në kontroll te mjeku është shumë me rëndësi që seriozisht t’ia tregoni të gjitha informacionet e rëndësishme mbi mënyrën tuaj të jetës dhe të shprehive, në mënyrë që t’jua caktojë diagnozën e saktë.

Tregoni se çfarë hani

E dimë që ndieni brejtje ndërgjegjeje që hani ushqim jo të shëndetshëm, mirëpo kjo nuk është arsye që ta gënjeni mjekun dhe të mos i tregoni se si e “vritni veten” me pemë dhe perime. Gjithashtu, nuk është mirë të mos i tregoni që jeni në dietë rigoroze.

Të gjitha këto informacione janë të rëndësishme për mjekun në mënyrë që të mund t’ju përshkruajë diagnozën dhe t’jua caktojë terapinë, transmeton Telegrafi.

Jo, nuk pi asgjë

Shumica nuk dëshirojnë të pranojnë që krye në vete marrin antidepresivë apo ilaçe për lukth. Jo rrallë fshehin që vetë kanë filluar të marrin antibiotikë…

Patjetër duhet të dini që çdo marrje ilaçi mund të japë pasqyrë jo të vërtetë e gjakut dhe do t’ju shkaktojë pasoja të padëshiruara. Për këtë shkak është mirë që t’ia tregoni të gjitha mjekut.

Pi duhan, mirëpo jo më shumë se pesë cigare në ditë

Kurrë nga mjeku mos fshihni se sa cigare pini gjatë ditës. Mos i thoni që “pini një pako cigaresh në javë, ndërkaq në të vërtetë pini 20 cigare në ditë.

Jo, nuk pi alkool

Si edhe duhani, alkooli është i rrezikshëm për shëndetin tonë. Informacionet për sasinë e alkoolit të cilin e konsumoni mund të jenë shumë të rëndësishme për caktimin e diagnozës së saktë.

Suplemente, kurrë nuk përdor

Nëse përdorni shtesa në ushqim, vitamina apo bimë shëruese, patjetër tregoni mjekut tuaj.

Kur ilaçet e caktuara arrijnë në kontakt me ato shtesa, cilësitë e mira të ilaçit mund të shkatërrohen apo megjithatë të shtohen, gjë që nuk është mirë për shëndetin tuaj.

Jo, nuk jam në depresion, kështu jam vetëm sot

Kur mjeku juaj ju pyet se si ndiheni, mos i fshihni emocionet tuaja, sepse ato mund të jenë manifestime të ndonjë problemi fizik. Për shembull, gjëndra tiroide mund t’ju krijojë sulm paniku.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...