“Duhet të fitojmë, s’ka opsion tjetër” – Pique thotë se Barça e ka vetëm një rrugë drejt titullit në ligë

PUBLIKUAR

Gerard Pique ka thënë se Barcelona duhet ta mposhtë patjetër Atletico Madridin në fundjavë, në mënyrë që ta fitojë titullin në La Liga, pasi ia doli ta mundë 3:2 Valencian të dielën për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull.

Duke qenë se në të njëjtën kohë Real Madridi përballet me Sevillën, Pique beson se nuk ka opsion tjetër për Barçën pos ta rrëzojë nga froni skuadrën e Diego Simeones, transmeton Gazeta Express.

Takimi me Atleticon do të jetë sfidë shumë e vështirë për skuadrën e Barcelonës, e cila në muajin e fundit ka pranuar të paktën një gol çdo ndeshje.

Duke folur pas fitores së mundimshme kundër Valencias të dielën, Pique tha se kjo fitore ia ka shtuar vetëbesimin atij dhe bashkëlojtarëve të tij.

“E kemi fituar një ndeshje pas humbjes së papritur (kundër Granada) për ta vazhduar luftën deri në fund. Ende jemi në garë. Jemi aty, ky ishte qëllimi”, tha Pique.

“Humbja e së enjtes na bëri shumë dëme, por fitoret kundër Villarrealit dhe Valencias na kanë dhënë vetëbesim. Ne do të përgatitemi për ndeshjen me Atletico Madridin me vetëm një ide, për të fituar”, shtoi ai.

“Është në duart tona. Duhet të fitojmë, nuk ka opsion tjetër”, këmbënguli ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...