Dritat LED të veturave dhe ato në shtëpi mund t’u shkaktojnë probleme të pakthyeshme syve

PUBLIKUAR

Dritat LED mund të shkaktojnë dëme të përhershme në retinë dhe t’i çrregullojnë ritmet natyrale të gjumit, kanë paralajmëruar ekspertët francezë, duke shtuar se dritat e fuqishme LED janë “foto-toksike”.

Në raportin prej 400 faqeve, ekspertët francezë kanë treguar se këto drita mund të shkaktojnë humbje të pakthyeshme të qelizave të retinës dhe të shpijnë në një shkaktar të zakonshëm të verbërisë, transmeton Telegrafi.

Ata kanë bërë thirrje të rishikohet limiti maksimal në ekspozim ndaj dritave LED, të cilat lirojnë dritë të kaltër në sasi shumë të larta.

Telefonat LED, tabletët dhe ekranet e laptopëve nuk shfaqin rrezik për t’i dëmtuar sytë – por poçet intense që përdoren në drita të veturës mund të shkaktojnë dëme.

Dritat e dëmshme LED zakonisht janë ato që përdoren për ndriçim të shtëpisë dhe të rrugëve, të zyrave dhe në industri të ndryshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...