Dridhet Barca, James Rodriguez arrin në Madrid

PUBLIKUAR

111111

Një ndër futbollistët më të kërkuar në botë, James Rodriguez, tashmë ka arritur në aeroportin e Madridit, ku pritet që shumë shpejtë t’i përmbyll negociatat me gjigantin spanjoll, Real Madridin.

Mesfushori i cili aktualisht ende është lojtar i Monacos, ka qenë shënjestra kryesore e Los Merengues për këtë afat kalimtar, gjë që tani duket së po realizohet. Ky është një lajm shumë i hidhur edhe për tifozët e Barcelonës, të cilët po i frikësohen shumë Realit të sezonit të ardhshëm me ardhjen e yllit të Kolumbisë.

Monaco fillimisht kishte refuzuar ofertën e Real Madridit prej 60 milionë eurove, duke kërkuar për të 90 milionë euro, mirëpo si duket tani të dyja klubet kanë arritur marrëveshje që ta përmbyllin këtë transferim për 80 milionë euro.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje pritet të ndodh shumë shpejt, qëndroni me ne… /Telegrafi/

11111111111

 

1111111111111111111

SHIKO MË SHUMË

Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar golin e pestë ndaj Qarabagut në ndeshjen e...

Mbyllet pjesa e parë, tri gola në Suharekë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës e vlefshme për...

Shkëndija e pamëshirshme ndaj Tikveshit

Futbollistët e KF Shkëndija morën një fitore të thellë 1-4 në transfertë ndaj Tikveshit...