Drenica dhe Ballkani luajnë për fitore, formacionet zyrtare

PUBLIKUAR

Drenica dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.

Lideri i kampionatit është mysafir i klubit drenicas në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, takim që zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin Bajram Aliu.

Ekipi i Ismet Munishit vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë dhe synon fitoren e radhës për tu shmangur edhe më shumë në krye të tabelës.

Në anën tjetër, ekipi i Bledar Devollit ka pësuar humbje pas tri fitoreve dhe një barazimi, ndërsa synon t’i kthehet përsëri rezultateve pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

DrenicaYmeri; Bejta, Lushtaku, Zeqaj, Dumani; Miftaraj, Mustafa, Dushi; Kerim, Murati, Elshani; 

BallkaniRugji; Thaqi, Prekazi, Berisha, Potoku; K.Gashi, Kuc; Korenica, Gripshi, E.Krasniqi; Daku;

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...