Drejtori i PSG-së: Asnjë klub s’ka para për pagat e Mbappes apo Neymarit

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, nuk beson se klubet e tjera janë në gjendje t’i paguajnë pagat e majme të Neymarit apo Kylian Mbappes, pas thashethemeve se ylli francez mund ta braktisë Parisin.

PSG-ja është duke bërë përpjekje për t’ua vazhduar kontratat Mbappes dhe Neymarit, pasi marrëveshjet e tyre të tanishme mbarojnë në verën e vitit 2022, transmeton Gazeta Express.

Leonardo këmbëngul, megjithatë, se klubet e tjera nuk janë në gjendje t’u bëjnë oferta atyre.

“Të zgjedh midis Neymarit dhe Mbappes? Është e vërtetë se gjendja është e koklavitur, por nëse PSG-ja nuk i ka mjetet e duhura tani për t’i mbajtur dy yjet e veta, atëherë cili ekip ka kapacitet për t’ua paguar pagat atyre? Asnjë ekip mendoj unë”, tha Leonardo.

Bisedimet me Mbappen nuk ka shkuar siç ka dëshiruar PSG-ja, ndërsa 22-vjeçarit nuk i kanë pëlqyer as disa vendime të trajnerit të ri Mauricio Pochettino. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...