Drejtori i Juventusit u fut në zhveshtore, e fyeu dhe e kërcënoi gjyqtarin, dënohet rëndë

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, është gjobitur me 15 mijë euro për sjellje të pahijshme dhe kërcënim ndaj gjyqtarit në ndeshjen e bardhezinjve kundër Hellas Veronës.

I pakënaqur me gjykimin pas pjesës së parë në barazimin e Juventusit 1:1 me Veronën të dielën, Paratici ishte futur në zhveshtore duke iu drejtuar gjyqtarit Fabrizio Pasqua me gjuhë ofenduese dhe kërcënuese, transmeton Gazeta Express.

Komisioni Disiplinor i Serie A ka thënë se Paratici u gjobit për futjen në zhveshtoren e gjyqtarit pas pjesës së parë dhe për sjelljen e tij kërcënuese dhe ofenduese ndaj gjyqtarit.

Ai do të detyrohet t’i paguajë 15 mijë euro gjobë për këtë.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...