Dorëzohet ‘Shteti Islamik’: Militantët e ISIS-it dalin nga tunelet ku ishin fshehur, dhe i dorëzohen njësisë anti-terroriste të Irakut (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Një video e publikuar së fundmi shfaq momentin kur militantët e ISIS-it dalin nga tunelet e tyre dhe i dorëzohen njësisë anti-terroriste të ushtrisë irakiane në Mosul, zonë kjo që dikur kontrollohej nga kjo organizatë terroriste.

Videoja e publikuar në Twitter gjatë të mërkurës, tregon luftëtarët e plagosur duke përdorur paterica për të dalë nga ndërtesat e bombarduara që kishin mbetur vetëm rrënoja, transmeton Telegrafi.

Në përshkrimin e videos shkruan: “Minjtë e ISIS-it duke dalë nga tunelet e tyre të rrethuar nga njësitet e anti-terrorizmit në qytetin e Mosulit”.

Sipas autorit të videos shumica e militantëve të kapur janë luftëtar të huaj, që ishin transferuar në Bagdad për të luftuar në radhët e Shtetit Islamik. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...