Dorëzohet Koeman: Shumë e vështirë për Barcelonën ta fitojë La Ligën tani

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka pranuar se janë zvogëluar dukshëm mundësitë e skuadrës së tij për ta fituar titullin në La Liga këtë sezon, pasi lëshoi pikë përsëri në barazimin 1:1 me Eibarin.

Forma e dobët e Barçës vazhdoi edhe të martën mbrëma, pasi nuk mundi ta fitojë më shumë se një pikë kundër Eibarit në mungesë të kapitenit Lionel Messi, transmeton Gazeta Express.

Barcelona ngel shtatë pikë prapa liderit Atletico Madrid, i cili mund ta rrisë epërsinë nëse i fiton dy ndeshjet e mbetura.

“Jam realist, është e vështirë ta fitojmë titullin. Asgjë nuk është e pamundur, por ne duhet ta pranojnë dallimin (në pikë)”, tha Koeman.

“Atletico duhet ekip shumë i mirë. Ata janë të fortë dhe nuk pranojnë shumë gola”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...