Dorëzohen luftëtarët e ISIS-it

PUBLIKUAR

Luftëtarët e Shtetit Islamik (ISIS) janë duke u dorëzuar plotësisht dhe po vriten në qyteti Tal Afar të Irakut, njofton zëdhënësi i koalicionit luftarak të udhëhequr nga SHBA-ja në luftë kundër ISIS-it, Ryan Dillon.

Koloneli i ushtrisë amerikane Dillon ka thënë se militantët e ISIS-it në këtë qytet janë të provuar nga burimet e tyre dhe në cep të një humbjeje tjetër, transmeton Express.

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë irakiane, Yahya Rasool, ka thënë se përafërsisht 2.000 luftëtarë të ISIS-it mbesin në qytetin Tal Afar.

Sipas tij, shumica janë të huaj, jo arabë të Irakut, megjithëse ka edhe vendorë që luftojnë përkrah ISIS-it.

Po ashtu, 10.000 civilë mbesin brenda qytetit, por autoritet kanë siguruar korridore të sigurta për t’i larguar ata. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...