Donnarumma i lumtur që do të luajë me Messin në PSG

PUBLIKUAR

Nuk është ende zyrtare, por duket tashmë punë e kryer.

Lionel Messi, pas një jete në Barcelonë, sezonin që ka nisur do të luajë në Francë te Paris Saint Germain.

Për këtë transferim bombë ka folur edhe Gigi Donnarumma, që e sheh si punë të kryer.

Ai arriti të hënën në Paris, pas pushimeve të merituara pas triumfit me Italinë në “Euro 2020”.

Gianluigi Donnarumma bëri të ditur se po përgatitet të ketë Lionel Messin si shok skuadre.

Messi në PSG? Duket kështu. Nuk është ende zyrtare, por mendoj se do të jetë së shpejti. Më vjen mirë që Leo po vjen këtu. Ai është më i miri në botë, nuk mund të mos jem i ngazëllyer dhe i lumtur që do ta kem në skuadër”, deklaroi Gigi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...