Donald Trump shprehet i gatshëm të flasë në telefon me Kim Jong-Unin

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se ishte i hapur për të zhvilluar një bisedë telefonike me liderin Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe beson se afrimi i Koresë së Veriut me Korenë e Jugut do të ishte një gjë pozitive.

Trump takoi në Camp David liderët republikanë, ku u ndal edhe tek çështja e afrimit diplomatik mes dy Koreve me rastin e Lojërave Olimpike dimërore.

Ai theksoi se ndjek nga afër procesin për të cilin u shpreh me tone pozitive.

”Ky është vetëm fillimi. Nëse rezulton me diçka konkrete, do të jetë një gjë pozitive për tërë njerëzimin”, theksoi presidenti amerikan, përcjell Atsh.

I pyetur të komentojë për një bisedë eventuale me liderin e Koresë së Veriut, Trump u përgjigj se “gjithmonë besoj te bisedimet. Do ta realizoja pa probleme”.

Lojërat Olimpike dimërore në Pyeongchang do të zhvillohen në datat 09-25 shkurt të këtij viti.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...