Donald Trump nominohet për Çmimin Nobel të Paqes

PUBLIKUAR

Dy ligjvënësit norvegjezë kanë emëruar Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes pas samitit të Singaporit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Kristian Tybring-Gjedde dhe Per-Willy Amundsen, ligjbërës me Partinë Progresiste populiste, bënë këtë emërimin, përcjellë Indeksonline.

 

 

“Trump kishte ndërmarrë një hap të madh dhe të rëndësishëm në drejtim të çarmatimit, paqes dhe pajtimit midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut,” u thanë agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB të mërkurën.

Një grup ligjvënësish të SHBA po mbështesin gjithashtu nominimin e Trump për Çmimin Nobel të Paqes 2019.

Procesi i shqyrtimit të kandidatëve dhe dhënia e çmimit Nobel për Paqe bëhet në Norvegji, transmeton Indeksonline.

Nominimet duhet t’i dërgohen Komitetit Nobel të Norvegjisë para 1 shkurtit.

Në takimin e tyre historik të martën, Trump dhe Kim premtuan të punojnë drejt denuklearizimit të plotë të gadishullit Korean, dhe Uashingtoni u zotua të ofrojë garanci të sigurisë për armikun e tij të vjetër./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...