Donald Trump dhe Xi Jinping e deklarojnë “armëpushimin” tregtar për 90 ditë

PUBLIKUAR

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka shtyer vendosjen e taksës prej 25% për prodhimet kineze për tre muaj, në një darkë pune me presidentin kinez, Xi Jinping, për të lënë kohë për zhvillimin e negociatave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare mes dy vendeve.

Presidenti amerikan tha se darka në samitin e G20-ës ishte një takim frytdhënës dhe i mrekullueshëm, me shumë mundësi për bashkëpunim mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, deklaroi se presidenti kinez është zotuar se do ta ndalojë eksportimin e fentanilit në SHBA dhe do ta largojë dënimin me vdekje për trafikantët e shpallur fajtorë.

Në deklaratë thuhet se presidenti Jinping ka bërë një gjest humanitar, duke e futur fentanilin në listën e substancave të kontrolluara, që do të thotë se njerëzit që merren me shitjen e tij do t’i nënshtrohen ndëshkimeve më të ashpra të drejtësisë kineze. Si masë reciproke, SHBA-ja nuk do ta rrisë taksën për prodhimet kineze në 25%, siç ishte paralajmëruar më herët nga presienti amerikan. Ekzistonte frika se një masë e tillë mund ta nxisë fillimin e një lufte tregtare mes dy tregjeve të mëdha, e cila do të kishte ndikim negativ edhe në tregun botëror.

Sipas zëdhënëses Sanders, Kina gjithashtu është pajtuar që ta rrisë blerjen e prodhimeve bujqësore, energjetike dhe industriale nga Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që ta zvogëlojë shpërputhjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Pas rritjes së tensioneve tregtare nën administratën e presidentit Trump, Kina e kishte zvogëluar blerjen e prodhimeve bujqësore nga fermerët amerikanë, duke shkaktuar humbje të drejtpërdrejta në zonat ku presidenti Trump gëzon përkrahje të madhe, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...