Don Xhoni shpenzon mbi 3.000 euro për një xhaketë ‘Gucci’

PUBLIKUAR

Ai momentalisht është njëri nga artistët shqiptarë që për pak vite në skenë ka bërë bujë të madhe.

Bëhet fjalë për reperin nga Drenica, Don Xhon, i cili përgjatë një periudhe të shkurtër solli hite të mëdha e në bazë të kësaj edhe përfitime të shumta.

Në kuadër të gjithë kësaj, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) është etiketuar shpesh në rrjete sociale e faqet rozë për shpenzimet që bën në veshje.

 

Edhe këtë herë, faqja ‘Closet Shqip’ ka publikuar një fotografi të reperit në një nga paraqitjet e tij me xhaketë të markës ‘Gucci’.

Kjo xhaketë thuhet të ketë vlerën e mbi 3.000 eurove.

 

Ka të bëjë me disa fotografi të fundit të reperit, përmes të cilave tregoi se projekti i tij i ri ka grumbulluar mbi tre milionë klikime.

I njëjti vetëm pak ditë më parë solli bashkëpunimin e ri me reperen Loredana Zefi, kënga e të cilëve është shndërruar në hit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...